Lajme
Rusi bën veprimin që mund t’i “kushtojë shtrenjtë”, hedh koktej molotovi në muret e Kremlinit
Demokracia
13:20 | 23 Mars 2022

Share:

Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, shihet se si një person i panjohur ka hedhur një koktej molotov në murin rrethues të Kremlinit.

Në video, shihet teksa burri hedh koktejin e molotovit, me murin që pastaj përfshihet nga flakët.

Nuk dihet nëse autori ishte pjesë e një proteste, apo veprimi i tij është i shkëputur dhe individual. Vlen të përmendet, se një pjesë e mirë të qytetarëve në

Rusi kanë qenë kundër luftës. Ata i kanë konsideruar ukrainasit, si “vëllezërit” e tyre për shkak të afërsisë kulturore dhe gjeografike, si dhe kanë kërkuar që Putini të ndërpresë agresionin e tij në atë vend.

Të ngjashme