Kuriozitete
Më 27 mars ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta përpara
Demokracia
10:49 | 23 Mars 2022

Share:

Akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta përpara, në datën 27 mars. Këtë të dielë do të flemë një orë më pak, pasi ora 7:00 e mëngjesit me orën e re do të jetë 8:00.

Në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, akrepat e orës do të shtyhen 1 orë përpara, duke shënuar orën 03:00. Ky ndryshim ndodh në javën e fundit të marsit dhe zgjat deri në javën e fundit të tetorit, shkruan Demokracia.com.

Llogaritja verore e kohës fillon të dielën, në mëngjesin e 27 marsit, në orën 02:00 pas mesnate, kur me zhvendosjen e akrepave për një orë përpara koha do të llogaritet si 03:00 pas mesnate. Kjo do të thotë se do të flemë një orë më pak, por do të kemi një orë më shumë me dritë.

Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën. Ora e shteteve evropiane ndërrohet në një kohe. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 ore pas.

Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të muajit tetor. Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Pas ekuinoksit pranveror dita fillon të zgjatet dhe kulmin e saj e arrin në 22 qershor, me 15 orë ditë dhe vetëm 9 orë natë.

Ndryshimi vlen deri në të dielën e fundit të muajit tetor.

Kush është në punë, kush duhet të udhëtojë me avion apo tren, kush ka lënë takim me dikë në një orar të caktuar duhet të jetë korrekt, pasi një vonesë prej 60 minutash këtë të dielë mund t’ju shkaktojë vërtet probleme./Demokracia.com/

Të ngjashme