Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në intervistë në emisionin Pressing në T7, ka ftuar përsëri Albin Kurtin e Vetëvendosjes të dalë në debat për krahasimin e platformave politike me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhajn, transmeton Demokracia.com.
Krasniqi ka deklaruar se Kurti po frikësohet të ballafaqohet me Hoxhajn.
“Sot po e riftoj Kurtin, jo në një por të dalë në pesë debate me Enver Hoxhajn. Duhet krahasuar programet e dy partive dhe ofertën për qytetarët”, deklaroi Krasniqi, teksa shtoi se Kurti nuk ka ofertë për qytetarët dhe se oferta e tij e vetme është “unë, Albin Kurti”.
Krasniqi tha tutje se është e qartë që gara në këto zgjedhje është midis PDK-së dhe Vetëvendosjes.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj para pak ditësh ka ftuar kandidatin e VV-së Albin Kurtin që të dalin në pesë debate për t’i krahasuar platformat politike të të dy partive, mirëpo një gjë të tillë Kurti edhe publikisht e kishte refuzuar./Demokracia