Gjyqtari me stemën e FIFA-s, Visar Kastrati është caktuar në ndeshjen e ndërkombëtare të UEFA-s për kualifikimet e Kampionatit Evropian U-21 ndërmjet Sllovakisë dhe Irlandës Veriore.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Štadión MŠK Žilina” në Zilina të Sllovakisë më 25 mars, njofton FFK-ja, përcjell Demokracia.com.
Kastrati do të ndihmohet nga asistentët Granit Hyseni dhe Elvis Bicaj dhe nga gjyqtari i katërt Dardan Çaka./Demokracia.com/