Kuriozitete
Shtetet që nuk kanë ushtri dhe as forca të armatosura në rast lufte
Demokracia
19:40 | 22 Mars 2022

Share:

15 është numri i shteteve në të gjithë botën që nuk kanë ushtri të vetën dhe as forcë ushtarake për t’u mbrojtur në rast të një lufte të mundshme.

Dhe në këtë kategori nuk futen 5 shtete të tjerë që nuk kanë ushtri, por kanë forca ushtarake të kufizuara. Kosta Rika, për shembull, e ka shkrirë ushtrinë e saj, për të organizuar forca të armatosura për mbrojtje.

Shembull tjetër është Islanda, që nuk ka ushtri që nga viti 1869, por është anëtare e NATO-s. Ndërkohë, shtete të tjera që mund të krijojnë forca ushtarake nëse e kanë të nevojshme janë Monako, Panama dhe Vanuatu.

Në galerinë e mësipërme njihuni me 15 shtetet pa ushtri dhe pa forca të armatosura.
15 shtetet pa ushtri dhe pa forca të armatosura janë:

Andorra

Vatikani

Lihtenshtajni

Dominika

Kiribati

Ishujt Marshall

Mikronezia

Nauru

Palaos

Ishujt Solomon

Saint Vincent

Samoa

Santa Lucia

Tuvalu

Grenada

 

Të ngjashme