Sport
Ramos pranë rikthimit nga lëndimi, do të luajë kundër Kosovës
Demokracia
15:56 | 09 Mars 2021

Share:

Sergio Ramos ka munguar që nga 14 janari, por ai është shumë pranë rikthimit nga lëndimi për t’u paraqitur në ndeshjen e së shtunës së Real Madridit ndaj Elches.

Kapiteni i Real Madridit ishte lënduar në gju në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit, me ç’rast i ishte nënshtruar një operimi, shkruan Demokracia.com.

Ai ka punuar shumë në palestër për t’u rikthyer sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kthimi i Ramosit nga lëndimi është gjithashtu një lajm i mirë për përzgjedhësin e Spanjës, Luis Enrique.

“Furia e Kuqe” do të përballet me Greqinë në shtëpi më 25 mars, me Gjeorgjinë më 28 mars dhe me Kosovën më 31 mars në eliminatoret e Kupës së Botës. /Demokracia.com

Të ngjashme