Marash Kumbulla ka arritur shifrën e 50 ndeshjeve me fanellën e Romës, që nga viti i kaluar ku u transferua nga skuadra e Veronës.
Një arritje e rëndësishme për 22-vjeçarin duke para ndryshimet e shpeshta që kanë ndodhur tek kryeqytetasit, por dhe përshtatja me skemën e lojës.
Këtë moment ai ka dashur ta ndajë me fëmijët, por veçanërisht për ata që po vuajnë në Ukrainë për shkak të pushtimit rus tash e gati një muaj.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Instagram një video ku tregon se do të jap para për bamirësi për fëmijët në luftë duke e hedhur fanellën e tij të nënshkruar në ankand.
View this post on Instagram
Një gjest fisnik nga ana e Marash Kumbullës që tregon edhe një herë tjetër se futbolli na bën bashkë të gjithëve./Demokracia.com/