Sport
Shpëton Abramovich, jahti i tij shihet në Turqi
Demokracia
10:12 | 22 Mars 2022

Share:

Jahti i miliarderit Roman Abramovich ka zbritur në Turqinë jugperëndimore, një vend që nuk zbaton sanksionet perëndimore kundër oligarkëve rusë.

Jahti luksoz “Solaris”, 140 metra i gjatë, që lundronte nën flamurin e Bermudës, është filmuar dje në qytetin turistik të Bodrumit, një javë pasi është parë në portin e Malit të Zi, raporton “Reuters”, transmeton Demokracia.com.

Vendet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, vendosën sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë dhe futën në listë oligarkët, përfshirë Abramovich dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin.

Turqia, një anëtare e NATO-s me lidhje të ngushta me Rusinë dhe Ukrainën, nuk i është bashkuar sanksioneve të vendosura ndaj Moskës dhe aty duket se e ka shpëtimin Abramovich. /Demokracia.com

Të ngjashme