Ditë e zgjedhjes për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës po afron, derisa gara së fundmi po bëhet shumë e nxehtë, shkruan Demokracia.com
Agim Ademi dhe Gramoz Vokkrri janë kandidatët që kanë deponuar nënshkrimit derisa Komisioni verifikues mbetet të zyrtarizojë kandidatët. Gjithsesi, tash kur jemi në kohë fushate akuzat në adresë të FFK-së vetëm sa po rriten. Ditë më parë presidenti Ademi u akuzua se sulmojë një punëtor të FFK-së për çka edhe u desh të intervistohet nga policia, në anën tjetër së fundmi është rihapur tema që Ademi pati sulmuar fizikisht edhe sekretarin Eroll Salihu.
Megjithatë, vet Salihu në një intervistë për Kanal10, ka thënë se kjo nuk ka ndodhur. “Kurrë konflikt fizik nuk ka pasur. Ka pasur një debat me zë të lartë për çështje kryekëput të punës, por jo konflikt fizik. I kam parë edhe vet ata titujt bombasitik që dolën por nuk ka qenë konflikt fizik”, ka thënë Salihu i cili vazhdon të kundërshtojë mbajtjen e Kuvendit me 6 prill, duke e cilësuar si të jashtëligjshëm.
“Ky kuvend është i jashtëligjshëm dhe nuk duhet të mbahet me 6 prill. Edhe Agim Ademi edhe Gramoz Vokrri nëse zgjidhen do të jenë kryetar jo të ligjshëm”, ka vlerësuar Salihu. /Demokracia.com