Sport
Skandaloze: Federata e Futbollit të Spanjës, Kosovën nuk e njeh si shtet por vetëm si territor
Demokracia
14:17 | 09 Mars 2021

Share:

Fundi i muajit mars shënon edhe fillimin e eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Tashmë shtetet janë duke i bërë përgatitjet fundit para se ekipet të grumbullohen për zhvillimin e ndeshjeve. Kosova  ndodhët në Grupin B së bashku me Suedinë, Spanjën, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Në këtë grup, vetëm Suedia e ka njohur Kosovën si shtet, derisa Spanja, Greqia dhe Gjeorgjia nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Por skandali më i madh ka ndodhur nga Federata e Futbollit të Spanjës në rrjetet sociale. Në njoftimin për publikun se trajnerit Luis Enrique do të publikojë listën me lojtarët e ftuar më 15 mars, spanjollët kanë bërë një skandal duke shkruar territorin e Kosovës.

“Spanja fillon rrugëtimin për Katar 2022 kundër Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës”, ka shkruar faqja zyrtare e Kombëtares së Spanjës në futboll.

Kosova do të përballet me Spanjën më 31 mars në takimin që do të luhet në “Estadio Olimpico” në Sevilla. /Demokracia.com

Të ngjashme