Lajme
Haziri për 100 ditëshin e VV-së në Gjilan: “404 not found”, Qeveria qe keni kërkuar nuk është në dispozicion
Demokracia
22:36 | 21 Mars 2022

Share:

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri është deklaruar për 100 ditshin e qeverisjes së re në këtë komunë.

Ai tha se në vend që të shënohej progres për mirëqenien e qytetarit të Gjilanit, fatkeqësisht ka regres.

Haziri tha se asnjë gur nuk është lëvizur në këtë 100 ditësh.

Sipas tij ajo që është parë në këto 100 ditë janë vetëm akuza, ankesa e tentim për njollosje të qeverisjes së kaluar që drejtohej nga ai.

Postimi i plotë:

Qeveria e re i ka të gatshme Projektet që i zgjidhin problemet kryesore të Gjilanit, një pjesë e të cilave ishin në realizim e sipër. Për ‘projektet’ e tyre të fushatës mos të flasim. Në vend se të shënohet progres për mirëqenien e qytetarit të Gjilanit, fatkeqësisht ka regres. Asnjë gur nuk është lëvizur.

Ajo që kemi parë këto 100 ditë janë vetëm akuza, ankesa e tentim për njollosje të qeverisjes sonë, e cila ka qenë larg më e suksesshmja që prej pas luftës dhe modeli më i mirë qeverisës në Republikë.

Sinqerisht, më vjen keq për gjilanasit e mi për zhgënjimin e madh që e kanë përjetuar. Sa shpejt qeveria e re e ndërroi sloganin në ‘Bashkë S’Qeverisim’.

Ajo që nuk dëshiroj të ndodh në asnjë mënyrë është humbja e partnerëve e qeverive mike botërore, me ndihmën e të cilëve sot gëzojmë projekte të cilat u kanë ndryshuar jetën qytetarëve. Shenjat nuk po duken pozitive, fatkeqësisht!.

Të ngjashme