Sport
Sanksionet për Rusinë s’kanë të ndalur, klubet ruse gati të përjashtohen nga Euroliga
Demokracia
18:06 | 21 Mars 2022

Share:

Presidenti dhe drejtori ekzekutiv i Euroligës, Jordi Bertomeu , ka propozuar zyrtarisht përjashtimin e klubeve ruse nga sezoni 2021/22, pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, raporton “Basketneës”.

Bertomeu dyshohet se iu drejtua aksionerëve të ECA-s dhe u shpjegoi planin e tij dhe u dha atyre mundësinë të vendosnin deri të martën pasdite nëse do ta pranonin propozimin e tij, përcjell Demokracia.com.

Në votim do të marrin pjesë 13 anëtarë të ECA-s dhe pritet që aksionerët e Euroligës të pranojnë propozimin e njeriut të parë të garës.

Përjashtimi i CSKA, Zenit dhe UNIKS do të thotë që të gjitha ndeshjet e klubeve të tjera kundër tyre do të fshihen./Demokracia.com/

Të ngjashme