Lajme
Dita e 26 e luftimeve| Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime shtesë për paqe
Demokracia
14:11 | 21 Mars 2022

Share:

Ukraina dhe Rusia kanë filluar sot një raund tjetër të bisedimeve, derisa luftimet mes dy popujve po vazhdojnë edhe në ditën e 26-të të pushtimit rus në Ukrainë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se këtë të hënë, negociatorët ukrainas dhe ata rusë kanë zhvilluar një bisedë 90-minutëshe përmes video-lidhjes dhe pritet që ekipet punuese të takohen gjatë ditës.

“Sot jemi duke punuar gjatë tërë ditës”, tha David Arakhamia, pjesë e delegacionit ukrainas.

Këto dy vende janë futur në raundin e ri të bisedimeve, dhe së fundmi kanë filluar të praktikojnë takimet përmes video-linqeve.

Megjithatë, deri më tani ka pasur marrëveshje për armëpushim, por këto armëpushime janë shkelur gjithmonë nga ushtria ruse.

Të ngjashme