Sport
Giresse në konferencë për media: Kosova ka lojtarë shumë cilësorë
Demokracia
11:52 | 21 Mars 2022

Share:

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse është duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjeve të marsit.

“Dardanët” do të sfidohen nga Burkina Faso dhe Zvicra në ndeshje kontrolluese, njëherit të parat për trajnerin francez, shkruan Demokracia.com.

Trajneri francez tha se Kosova ka futbollistë shumë cilësorë dhe se i ka njohur kualitetet e lojtarëve të kombëtares kosovare.

“Padyshim që jam i njohur me cilësitë e lojtarëve. Mund të them se Kosova ka lojtarë shumë cilësorë dhe për mua është e rëndësishme të krijojmë një rregull, një lojë, e cila pastaj do të përkthehet në harmoni dhe efikasitet”, tha Giresse në konferencë për media.

Kosova më 24 mars takohet me Burkina Fason në Prishtinë, ndërkohë që pesë ditë më vonë luan në udhëtim te Zvicra.

Ndryshe, nesër, 22 mars, djelmoshat e Giresses do të zhvillojnë stërvitjen e parë për këtë vit në “Fadil Vokrri” nga ora 16:00./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025