Lajme
Rama: Jam krenar që jam komandant i FSK-së
Demokracia
12:29 | 09 Mars 2021

Share:

Në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) është mbajtur ceremonia për zbarkimin e kontingjentit të FSK-së për misionin e parë paqeruajtës në botë, ku do të jenë në krah të ushtrisë amerikane në Kuvajt.

Në fjalimin e tij, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtnant Rrahman Rama tha se dita e sotme është historike, përcjell Demokracia.com.

“Sot është ditë historike për Kosovën. Sot Kosova zyrtarisht po bëhet kontribuuese e misionit të paqes përkrah partnerëve dhe miqve tanë. Kjo e arritur është falë pjesëtarëve të FSK-së , jam krenar që jam komandant i Forcës”, tha ai.

Rama tha se Kosova është me fat për aleatët që i ka përkrah dhe se FSK do të jetë gjithmonë në përkrahhje të këtyre aleatëve.

“Kosova është me fat që ka krah saj partnerë të tillë të përkushtuar për paqe dhe siguri.  Do të jemi përherë partnerë të denjë përkrah partnerëve tanë, në misione të ndryshme në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë”, tha Rama.

Një kontingjent i Forcës do të qëndrojë së paku gjashtë muaj në Kuvajt me Gardën Kombëtare të Ioëa-s për mision paqeruajtës në shtetin e Kuvajtit./Demokracia/

Të ngjashme