Sport
Mbyllet pjesa e parë: Real Madridi në gjumë, Barcelona e qetë shkon në pushim
Demokracia
21:50 | 20 Mars 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e madhe të futbollit ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.

Skuadra “katalunase” ka shkuar në pushim me avantazh të dyfishtë në “Santiago Bernabeu”, shkruan Demokracia.com.

Barcelona po triumfon 0:2 ndaj “mbretërve” në fraksionin e parë të lojës.

Pierre-Emerick Aubameyang hapi serinë e golave në minutën e 29-të kur realizoi me kokë në portën e Courtois.

Nëntë minuta më vonë me kokë realizoi edhe Ronald Araujo pas harkimit nga Dembele nga këndi.

Real Madridi kishte rastet e vetë, sidomos me Vinicius Junior që dështoi përballë me portierin kundërshtar në minutën e 36-të.

Në anën tjetër, edhe Barcelona kishte mundësi që ta mbyllte ndeshjen në 45 minutat e para me rastet që kishte, sidoqoftë ekipet shkuan në pushim me këtë rezultat. /Demokracia.com/

Të ngjashme