ShowBiz
Njihuni me miliarderin i cili ndihmoi çiftin Harry dhe Meghan
Demokracia
11:20 | 09 Mars 2021

Share:

Në intervistën e tyre me Oprah Winfrey, Duka dhe Dukesha e Sussex kanë zbuluar se – pasi u larguan nga Familja Mbretërore – ishte Tyler Perry i cili u siguroi Harryt dhe Meghan një shtëpi dhe siguri në Kaliforni në 2020.

Kush është Tyler Perry?

Tyler Perry, 51-vjeçar, është krijues i filmave, humorist, aktor, producent dhe skenarist. Ai është i njohur për filmat e tij Madea dhe sipas revistës Forbes ai u bë miliriader vitin e kaluar, shkruan Demokracia.com.

Si i ndihmoi Perry Harry dhe Meghan?

Perry u ofroi çiftit të qëndronin thuajse falas, në njërën nga shtëpitë e tij në Hollywood dhe të përdorin sigurimin e tij kur u zhvendosën nga Kanadaja në Los Angeles.

Këtë e treguan Duka dhe Dukesha e Sussex në intervistën speciale dy-orëshe të CBS të transmetuar në SHBA të Dielën.

Çifti tha se ata vendosën të largoheshin pasi vendndodhja e shtëpisë ku po qëndronin në ishullin Vancouver, Kanada perëndimore, ishte bërë e njohur për publikun e gjerë.

“Ne nuk kishim një plan”, thotë Meghan në intervistë.

“Ne kishim nevojë për një shtëpi dhe ai [Tyler Perry] na ofroi shtëpinë dhe sigurimin e tij, kështu që na dha hapësirë ​​për të menduar se çfarë do të bënim.”

Pak kohë më vonë ata I lajmëruan se sigurimi do të hiqej dhe kështu ata vendosën të blejnë një shtëpi në Montecito, sepse në atë vend nuk ndiheshin të sigurt. /Demokracia.com/

Të ngjashme