Ballkani e ka regjistruar fitoren e radhës në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra nga Suhareka është përballur sot në shtëpi me Drenicën.
Ndeshjen e sotme e fitoi Ballkani me rezultat të pastër, 2:0.
Blend Baftiu (’40) dhe Lumbardh Dellova (’59) i shënuan golat e radhës për Ballkanin.
Ndryshe, kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 26-të në Superligën e Kosovës./Demokracia.com/