Mbi 6 mijë njerëz janë evakuuar përmes korridoreve humanitare nga qytetet e rrethuara të Ukrainës vetëm këtë të shtunë.
Kështu ka bërë të ditur Kyrylo Tymshenko, një zyrtar i lartë në zyrën e presidentit ukrainas, Volodymy Zelensky.
Tymoshenko tha se qytetet me numrin më të madh të evakuuarve janë Mariupoli dhe Zaporizhzhia, ku gjithsej janë 4 mijë e 128 njerëz, përfshrirë 1 mijë e 172 fëmijë.
“Në rajonin e Kievit, 1 mijë e 8 20 njerëz janë evakuuar nga qytete dhe qytete më të vogla, duke përfshirë Bucha, Bilohorodka, Piskivka dhe Horenychi dhe më pas janë transportuar në kryeqytetin ukrainas të Kievit”, tha ai shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Në pjesë të tjera të Ukrainës, 675 persona janë evakuuar nga rajoni i Luhanskut, ka shtuar Tymoshenko.