Lajme
56 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës
Demokracia
11:20 | 09 Mars 2021

Share:

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 56 pacientë me COVID-19.

56 pacientë me COVID-19 janë duke marrë trajtim në Spitalin e Pejës, prej tyre 37 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, shkruan Demokracia.com.

“1 Pacientë me COVID-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 56 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 37 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 2 Pacientë janë në CPAP, ndërsa nga këta 10 pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Njoftimi i plotë i Spitalit të Pejës, pa ndërhyrje:

7 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 5 lindje normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 248 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

355 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,765 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione.

1 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 56 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 37 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 2 Pacientë janë në CPAP, ndërsa nga këta 10 pacientë në gjendje më të rëndë./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/spitalipeje/posts/3777879965623743

Të ngjashme