Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një punëtor pasi është rrëzuar nga një lartësi, në lagjen Veternik në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës, shkruan Demokracia.com.
“Lagja Veternik, Prishtinë 08.03.2021-13:14. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa kishte qenë duke punuar është rrëzuar nga një lartësi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes është dal edhe prokurori kujdestar, me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia më tej ka njoftuar se i dyshuari, pronar i lokalit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë./Demokracia.com/