ShowBiz
Gruaja më e pasur në botë MacKenzie Scott, martohet për herë të dytë pas ndarjes me Jeff Bezos
Demokracia
09:08 | 09 Mars 2021

Share:

MacKenzie Scott, gruaja më e pasur në botë kurorëzon dashurinë

MacKenzie Scott, njihet si gruaja më e pasur në botë.

Pasi u nda nga drejtori i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, tashmë ajo është martuar me Dan Jewett.

Mësuesi i ‘Seattle’, Dan Jewett bëri të ditur martesën me Scott gjatë kësaj jave, në faqen e “Giving Pledge”, e cila inkurajon personat e pasur të ndikojnë në botë.

“Unë jam martuar me personin më të mirë që njoh, dhe duke iu bashkuar asaj në një angazhim për të kaluar një pasuri të madhe financiare për t’i shërbyer të tjerëve”, ka shkruar ai.

Kurorëzimi mes palëve vjen pasi Scott dhe Bezos u ndanë pas 25 viteve martesë.

Pasi u nda nga Bezos, MacKenzie është bërë ndër personat më të pasur në botë, ku pasuria e saj arrin shifrën prej 53 miliardë dollarë. /Demokracia.com/

Të ngjashme