Sport
Liga e Kampionëve: Përballje të nxehta sonte në Torino e Dortmund
Demokracia
09:05 | 09 Mars 2021

Share:

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy ndeshje mjaft interesante të fazës çerekfinale, shkrua Demokracia.com.

Juventus në “Allianz Stadium” e pret Porton në takimin kthyes. Ndeshja e parë e zhvilluar në Portugali përfundoi me fitore të portugezëve 2:1, kështu që kampionia e Italisë sot duhet ta përmbysë rezultatin.

Djemtë e Antonio Contes në ndeshjet e fundit kanë treguar formë të mirë, por mbetet të shihet si do të reagojnë sonte.

Ndeshje pak më e lehtë për t’u zgjidhur duket të jetë ajo ndërmjet Dortmundit e Sevillas. Gjermanët në ndeshjen e parë shënuan fitore me rezultat 3:2, dhe sonte krejt çka u duhet është ta ruajnë ta ruajnë këtë epërsi.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00. /Demokracia.com

 

Të ngjashme