Lajme
VIDEO| Albulena Haxhiut ia ndërron “qëndrimet” karrigia e ministres, i ha fjalët e veta për zgjedhjet serbe
Demokracia
15:44 | 19 Mars 2022

Share:

Ende nuk është konfirmuar nëse do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve serbe më 3 prill në Kosovë, ndonëse këto ditë e ka zbutur shumë retorikën e tij edhe kryeministri Albin Kurti. Qëndrimi i shefit të ekzekutivit nuk është i vetmi që ka ndryshuar, pasi që edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka “hëngër” fjalët e veta.

Gjatë kohës kur ishte në opozitë, duke ditur se LVV-ja sulmonte pushtetin me secilin mjet dhe për secilën çështje, Albulena Haxhiu kishte dalë edhe kundër idesë që personat me dy shtetësi të lejohen të votojnë në zgjedhjet serbe, përcjell Demokracia.com.

Ajo thoshte se Qeveria e atëhershme këtë po e përdorte si arsyetim dhe po u “hidhte hi” në sy qytetarëve.

“Arsyetimi që kemi dëgjuar është e drejta e dyshtetësisë, por kjo qeveri përveç që po e shkel sovranitetin e vendit, po tenton t’u hedh hi syve qytetarëve të vendit, në emër të të drejtës së dyshtetësisë. Është e ditur se e drejta e dyshtetësisë realizohet kur ka njohje reciproke mes dy shteteve”, kishte thënë Haxhiu.

Disa vite më vonë, tani në postin e ministres, Haxhiu ka ndryshuar krejtësisht qëndrimin e saj, duke thënë se qytetarëve me dy shtetësi duhet t’u ofrohet zgjidhje, përcjell Demokracia.com.

“Qytetarët që kanë dyshtetësi, natyrisht që ne duhet t’u ofrojmë zgjidhje. Atë zgjidhje e kemi dhënë në zyrën ndërlidhëse këtu në Kosovë apo me postë”, ka thënë ajo ditë më parë në një konferencë për media.

 

Ndërkohë, BE-ja vazhdimisht ka bërë thirrje që të arrihet një marrëveshje rreth mbajtjes së zgjedhjeve serbe, derisa pikërisht për këtë temë, Kurti ditë më parë mori një telefonatë nga Departamenti i Shtetit Amerikan./Demokracia.com/

Lexo edhe: 

10 vjet pas, Albin Kurti kopjon deklaratën e Hashim Thaçit për zgjedhjet serbe

Të ngjashme