FC Prishtina ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj Dritës në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Sfida në fjalë i takon xhiros së 26 dhe luhet të dielën me fillim nga ora 13:30.
Prishtina në këtë ndeshjen vjen pas tre fitoreve me radhë, dy në Superligë dhe një në Kupën e Kosovës.
Në dy përballet e para të këtij edicioni në Superligë, Prishtina ka bilanc negativ. Në takimin e parë barazoi 0:0 në Gjilan, kurse në ndeshjen e dytë pësoi në Prishtinë 1:0.
Prishtina momentalisht zë pozitën e gjashtë me 32 pikë ndërsa Drita ndodhet e treta me 43 sosh. Atmosfera në skuadrën kampione në fuqi të Kosovës para ndeshjes është shumë e mirë.
Mesfushori që po kalon nëpër formë të shkëlqyer, Qëndrim Zyba, ka folur para përballjes me Dritën për faqen zyrtare të FC Prishtinës.
????????? ????? ?????? ???? ?????̈? – Pavarësisht pozitës në të cilën ndodhet, Prishtina në çdo ndeshje luan për fitore, edhe ndaj Dritës në Gjilan të synojmë pikët e plota. Në takimet e fundit kemi treguar paraqitje të mira. Shpresoj se do të vazhdojmë me këtë ritëm.
??̈?????̈??? – Forma e mirë e skuadrës e shfaqur në ndeshjet e fundit mendoj se është përparësi shumë e madhe për neve.
?’?? ??????? – Për ndeshjen ndaj Dritës jemi të kompletuar. Secili futbollist është i gatshëm për të dhënë më të mirën në fushën e gjelbër. /Demokracia.com