Lajme
VIDEO| Kozmonautët rusë nuk pyesin për Putinin: Lëshohen nga hapësira të veshur me ngjyra të flamurit të Ukrainës
Demokracia
12:10 | 19 Mars 2022

Share:

Tre kozmonautë rusë janë lëshuar nga hapësira gjatë ditës së kaluar, ku janë parë të veshur me kostume që përmbanin ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Siç raporton Daily Mail, tre kozmonautët me nacionalitet rus, kanë arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në bordin e anijes hapësinore Soyuz MS21 nga Kazakistani.

Ata zbritën në tokë për herë të parë që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, muajin e kaluar.

Njëri prej tyre, Oleg Atemyev është pyetur lidhur me kostumet e tyre, për të cilët, tha se i zgjodhën vet.

“Ishte radha jonë që të zgjedhim një ngjyrë. Në fakt, kishim shumë material me ngjyrë të verdhë, kështu që e zgjodhëm atë”, tha ai.

Kozmonaturët u ankoruan pa probleme në stacion tre orë pas nisjes nga hapësira, duke u bashkuar me dy rusë të tjerë, katër amerikanë dhe një gjerman në postin orbital./Demokracia.com/

 

Të ngjashme