Lajme
Shefi i Pentagonit: Rusia i ka bërë një sërë hapa të gabueshëm
Demokracia
22:04 | 18 Mars 2022

Share:

Rusia ka bërë një sërë hapash të gabuar në pushtimin e Ukrainës, tha sot Sekretari amerikan i Mbrojtjes. Në një intervistë për CNN, Lloyd Austin tha se trupat ruse nuk po përparonin aq shpejt sa dëshironin dhe po luftonin me logjistikën, transmeton Demokracia.com.

Austin gjithashtu pretendon se nuk ka parë asnjë provë të “përdorimit të mirë të inteligjencës taktike” ose “integrimit të aftësive ajrore me manovrat tokësore”.

“Ka një sërë gjërash që ne prisnim dhe thjesht nuk i pamë,” tha ai. “Shumë nga supozimet e tyre nuk rezultuan të vërteta pasi ata hynë në këtë luftë.”

“Unë mendoj se Rusia imagjinoi se do të lëvizte shpejt dhe do të merrte kryeqytetin shumë shpejt, dhe nuk ishte në gjendje ta bënte këtë,” tha shefi i Pentagonit. /Demokracia.com/

Të ngjashme