Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, e ka cilësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, hipokrit.
“Hipokriti më i madh që deri më tani njeh historia e re e Kosovës. Dje u mundua të na zhvlerësoj traditën dhe vlerat tona, ndërsa sot e theu edhe një premtim tjetër, duke lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar deputeti i PDK-së.
“Me të vërtetë, HIPOKRIZIA KA EMËR – ALBIN KURTI!”, ka përfunduar ai.