Sport
Delegohen gjyqtarët për xhiron e 26-të në Superligë
Demokracia
18:48 | 18 Mars 2022

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë delegimin e gjyqtarëve për xhiron e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Xhiroja e 26-të në Superligë do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën. Ndeshje kryesore të shtunën është ajo mes Malishevës dhe Gjilanit.

Në këtë ndeshje, drejtësinë do ta ndajë Gramos Shala i asistuar nga Edmond Zeqiri dhe Gzim Mehmeti.

Dardan Çaka do ta ndajë drejtësinë në derbin Drita – Prishtina që luhet të dielën nga ora 13:00.

Të ngjashme