Zyrtari policor, Amir Hoxha ka konfirmuar se është larguar nga Kosova.
Hoxha në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka cituar predikuesin amerikan Henry Weston Smith.
“Nëna shqiponjë i mëson të vegjlit e saj të fluturojnë duke ua bërë folenë aq të pakëndshme saqë ata detyrohen ta lënë atë dhe t’i përkushtohen botës së panjohur të ajrit jashtë. Dhe ky është një ligj i përcaktuar nga Zoti”, ka shkruar Hoxha.
Kujtojmë se Hoxha ishte suspenduar muaj më parë nga Policia e Kosovës për shkak të një postimi në të cilin kritikoi në mënyrë publike shpenzimet e deputetëve derisa i njëjti shprehi pakënaqësitë e tij për mospagesën e shujtave dhe orët shtesë për policët.