Interi i Antonio Contes po vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit në Serie A, shkruan Demokracia.com.
Interi sonte e ka mposhtur një rival të madh, Atalantan me rezultat 1:0, ndeshje kjo që u zhvillua në kuadër të javës së 26-të në Serie A. Është kjo fitorja e shtatë me radhë e Interit në kampionat.
Ka qenë Milan Skrinar që ka realizuar gol duke u bërë kështu hero i zikaltërve në këtë sfidë.
Interi tash ka 62 pikë, gjashtë më shumë sesa Milani që është në pozitën e dytë me 56 pikë dhe plotë dhjetë pikë më shumë sesa Juventusi që është në pozitën e tretë por që ka një ndeshje më pak. /Demokracia.com