Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se “rusët do të kthehen atje ku dikur filluan të ngriheshin – në katastrofën e viteve 1990”.
Në një video-mesazh, Zelenski theksoi se ishte i bindur se “pushtuesi do të shkatërrojë gjithçka që shoqëria ruse ka arritur në 25 vitet e fundit duke sulmuar Ukrainën”, transmeton Demokracia.com.
“Jam i bindur se pushtuesi do të shkatërrojë gjithçka që shoqëria ruse ka arritur në 25 vitet e fundit duke na sulmuar. Dhe do të kthehet atje ku dikur filloi të ngrihej – në “katastrofën e viteve ’90”. Vetëm pa liri”, tha ai. /Demokracia.com/