Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka biseduar me shefen e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dhe ai pret përparim të shpejtë në aplikimin e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në BE.
Zelensky thotë se von der Leyen “premtoi se do të bënte gjithçka që ishte e mundur për të shpejtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE”, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.
“Ne do të bëhemi një anëtar i plotë i BE-së,” thotë ai.
“Proceset burokratike që normalisht zgjasin vite do të përshpejtohen dhe do të shkurtohen me muaj dhe javë.”/Demokracia.com/