Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë të premten se Rusia do të sulmojë cdo dërgesë armësh që hynë në Ukrainë, raportojnë mediat ruse.
“Ne e kemi bërë shumë të qartë se çdo ngarkesë që do të hyjë në territorin e Ukrainës, të cilën ne do ta konsiderojmë [se po bartë] armë, do të bëhet një objektiv legjitim”, raportohet të ketë thënë Lavrov.
Një numër vendesh të NATO-s kanë premtuar ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke filluar nga dronët deri te raketat antitank.