Lajme
Komisioni Evropian: Shqetësimet e shqiptarëve për rritjen e çmimeve, legjitime
Demokracia
16:13 | 18 Mars 2022

Share:

“Shtetasit shqiptarë, ashtu si edhe ato të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe më tej, kanë shqetësime legjitime mbi rritjen e çmimit të karburantit dhe ushqimeve”.

Ky është qëndrimi i Komisionit Europian pas protestave të ditëve të fundit në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si pasojë e rritjeve te çmimeve pas shpërthimit të konfliktit ushtarak në Ukrainë.

Duke iu referuar edhe arrestimeve të disa protestuesve dhe qëndrimet kritike të qeverisë ndaj protestave, Komisioni nënvizoi se ”mbajtja e standardeve të BE-së për sa i përket të drejtës për t’u mbledhur paqësisht, si dhe mbrojtja e grupeve më të prekura, janë kërkesa të domosdoshme dhe monitorohen me vëmendje. Të gjithë palët duhet të ruajnë qetësinë dhe vetëpërmbajtën”, thuhet në përgjigjen e saj ndaj pyetjeve mbi këtë çështje, shkruan A2.

Komisioni shtoi se rritja e çmimeve vjen si pasojë e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe jo nga sanksionet ndaj Moskës, dhe vlerësoi hapat e Tiranës zyrtare për të monitoruar çmimet bazë me disa komisione të posaçme.

Të ngjashme