Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka publikuar sot listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji, kundër Burkina Fasos, më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Zvicrës, më 29 mars në Cyrih, shkruan Demokracia.com.
Trajneri francez më 21 mars do të paraqitet në konferencë për media në orën 11:00 në hotel “Emerald”, derisa stërvitja e parë do të mbahet më 22 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 16:00.
Risia e vetme në këtë listë është Emir Sahiti që është ftuar për herë të parë ndërsa me marrëveshje mungojnë Arbër Zeneli e Bersant Celina që nuk janë të gatshëm, derisa i lënduar është VAlon Berisha.
Në anën tjetër, edhe këtë herë mungojnë Bernard Berisha e Leart Paqarada të cilit kishin shprehur pakënaqësi në adresën e ish-përzgjedhësit Bernard Challandes. Duket se inati nga ajo kohë vazhdon akoma. /Demokracia.com