Lajme
FOTO| Vizita e delegacionit të Biden dhe kancelarit austriak, bllokohen sheshet e Prishtinës
Demokracia
14:08 | 18 Mars 2022

Share:

Një delegacion nga Shtëpia e Bardhë dhe kancelari austriak Karl Nehammer pritet të arrijë për vizitë sot në Kosovë. Për këtë në sheshet e Prishtinës janë vendosur shirita të Policisë dhe nuk po lejohet qarkullimi.

Në sheshet e Prishtinës nuk ka lëvizje të qytetarëve për dallim nga ditët e tjera, pasi që ato janë bllokuar me shirita të policisë për shkak të vizitave të delegacionit të presidentit Joe Biden dhe kancelarit austriak, shkruan Demokracia.com.

Në orën 14:30 në sheshin “Skënderbeu” organizohet pritja me ceremoni shtetërore për Kancelarin e Austrisë, Sh.T. Karl Nehammer.

Po ashtu, Zyra e Presidentes ka njoftuar se sot nga orën 15:00, një delegacion i Shtëpisë së Bardhë do të vijë në Kosovë, ku do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani.

Ndërsa, në orën 16:10, presidentja Vjosa Osmani pret në takim Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

Vizita e kancelarit austriak në Kosovë është pjesë e vizitës së tij në tre vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe sot në Kosovë./Demokracia.com/

Të ngjashme