Elbert Krasniqi ka reaguar pas publikimit të një video incizimi me të cilën dyshohet se janë blerë vota për të dhe partinë e tij.
Pas publikimit të një videoje, ku një person dyshohet se ka blerë vota për partinë e Elbert Krasniqit, IRDK-në, ka reaguar vet Krasniqi, i cili ka kërkuar hetime nga ana e organeve kompetente.
Ai përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se partia e tij distancohet nga secili anëtarë i cili del jashtë kornizave demokratike.
“Ne distancohemi nga secili anëtar që del jashtë kornizave demokratike me veprimet e tij ose të saj. Keqpërdoruesit, kushdo e kudo qofshin, duhet të përgjigjen para ligjit. E, IRDK do vazhdojë të jetë parti e vlerave njerëzore dhe demokratike”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Krasniqit, përcjell Demokracia.com.
Reagimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:
Të nderuar qytetar,
Publikimi nga ana e gazetës Insajderi, që ka të bëjë me shkëmbim të mesazheve në mes dy qytetarëve, ku është apostrofuar IRDK, duhet të hetohen nga organet kompetente. Askush nuk duhet të deformojë vullnetin e qytetarëve, qoftë edhe ndonjë anëtar/e i partisë sonë. IRDK është parti demokratike, dhe me një traditë të gjatë, që për qëllim ka mbrojtjen e qytetareve, në veçanti komunitetit egjiptian.
IRDK nuk është parti e pazareve e nuk do të jetë asnjëherë e tillë. IRDK i ruan vlerat e kultivuara për një periudhë të gjatë, prandaj ne kërkojmë nga organet e hetuesisë që të zbardhin këto mesazhe në mënyrë që të zbulohet e vërteta.
Ne distancohemi nga secili anëtar që del jashtë kornizave demokratike me veprimet e tij ose të saj. Keqpërdoruesit, kushdo e kudo qofshin, duhet të përgjigjen para ligjit. E, IRDK do vazhdojë të jetë parti e vlerave njerëzore dhe demokratike. /Demokracia.com/
Të nderuar qytetar,
Publikimi nga ana e gazetës Insajderi, që ka të bëjë me shkëmbim të mesazheve në mes dy…Posted by Elbert Krasniqi on E hënë, 8 Mars 2021