Kosova me 29 mars do ta zhvillojë një ndeshje te madhe, ani pse e karakterit miqësor.
Dardanët do të përballen me Zvicrën që luhet në Cyrih dhe po pritet me shumë kureshtje, kjo pasi përveçqë pritet stadiumi të jetë i mbushur me tifozë shqiptarë, tek Zvicra do të luajnë tre futbollistë “dardanët” me pasaportë zvicerane, shkruan Demokracia.com.
Zvicra tashmë ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar derisa aty janë ftuar, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri të cilët pritet të zbresin në fushë në ndeshjen kundër Kosovës. Takimi luhet me 29 mars nga ora 18:00. /Demokracia.com