Lajme
‘Njëherë Vjosa, pastaj Biden’: Pasi u bë horë, Prindoni i Presidentes s’i duron talljet që u bënë në Facebook
Demokracia
08:39 | 18 Mars 2022

Share:

Burri i presidentes Osmani, Prindon Sadriu siç duket nuk i ka duruar talljet që iu bënë në postimin e tij të djeshëm ku aludonte se presidentja e Kosovës e kishte thënë para presidentit amerikan termin “kriminel lufte”, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin.

Menjëherë pas këtij postimi, Sadriu u bë “popular now” në Facebook e në postimin e tij vërshuan komente tallëse me atë që ai kishte konkluduar.

E para Vjosa, i dyti Bideni: Prindoni bëhet “popular now”, tallet keq nga komentuesit

Por, Sadriu siç duket s’ka mundur t’i durojë talljet e kritikat.

Ai e ka ndalur krejtësisht opsionin për të komentuar, duke fshirë kështu edhe komentet e mëparshme që nuk i përshtateshin vijës së mendimit të tij.

Të ngjashme