Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi sot një vajzë 16-vjeçare të plagosur në një spital në Kiev.
“Të gjithë ju mbështesin në TikTok”, tha Katya Vlasenko, e cila u plagos nga të shtënat ndërsa po ikte nga forcat ruse me familjen e saj në një makinë, transmeton Demokracia.com.
Zelensky i dha lule dhe i tha: “Nuk është e lehtë, por ne po bëjmë gjënë e duhur”.
Pasi dëgjoi për popullaritetin e tij, ai pyeti: “Pra, ne e pushtuam TikTok-un?” /Demokracia.com/