Barcelona ka arritur në çerekfinale të Ligës së Evropës pasi e ka eliminuar Galatasarayn me rezultat të përgjithshëm 2:1, shkruan Demokracia.com.
Takimi i parë i zhvilluar në “Camp Nou”, javën e kaluar ka sjellë një përballje interesante por jo edhe befasi në takimin kthyes që u zhvillua në “Nef Stadyumu”në Stadmboll.
Vendasit e nisëm më mirë takimin kur kaluan në epërsi 1:0 me Marcaon, por blaugranat u rikthyen me Pedron kur barazoi 1:1 ndërsa gjithçka përmbysi Aubumeyang për t’i sjellë edhe festën e madhe skuadrës së Xavit.
Në takimet tjera të luajtura sonte Rangers humbi 2:1 por eliminoi Crvena Zvezdën me rezultat të përgjithshëm 4:2, ndërsa Atalanta u kualifikuar duke e eliminuar Bayer Leverkusenin. /Demokracia.com