Ministri sllovak i Mbrojtjes, Jaroslav Nagy njoftoi sot se vendi i tij është i gatshëm t’i sigurojë Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore S-300, nëse aleatët e NATO-s ofrojnë një zëvendësim të duhur, transmeton Demokracia.com.
“Ne kemi biseduar me Uashingtonin, Kievin dhe aleatët e tjerë për mundësinë e vendosjes ose dhënies së S-300 ukrainasve dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë sa më shpejt që të kemi një zëvendësues të përshtatshëm,” tha Nagy në një konferencë shtypi pas takimit sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin. /Demokracia.com/