Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të enjten pushtimi rus i Ukrainës ka qenë një “shok” për aleancën e NATO-s.
Macron shtoi se pushimi rus i dha NATO-s një qartësi të re strategjike që i mungonte.
“Lufta e nisur nga Putini i ka dhënë Aleancës një qartësi strategjike,” tha ai duke e cilësuar konfliktin një kambanë alarmi për aleatët.
Këto komente Macron i bëri duke folur para gazetarëve derisa nisi fushatën e tij për rizgjedhje.