Temperatura deri në minus 8 gradë, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot më i ftohtë.
Sipas këtij instituti, në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica, prandaj apelohet te ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -4 deri -0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.
Njoftimi i plotë:
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare, thuhet në parashikimin e motit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.