Real Madridi dhe Barcelona do të përballen në një nga derbit më të mëdhenj në botën e futbollit të dielën me fillim nga ora 21:00.
Dy klubet më të mëdha spanjolle kësaj radhe do e “thyejnë” traditën, pasi do veshin fanella speciale, njoftojnë mediat spanjolle, përcjell Demokracia.com.
Los Blancos do të përdorin fanellën me ngjyrë të zezë për të shënuar 120 vjetorin e themelimit të klubit.
Fanella, mjaft interesante, nuk përmban logon e Adidas-it që ka zbukuruar fanellën e Realit për kaq shumë vite. Në vend të kësaj, është emblema Y-3 që shoqëron stemën e Realit dhe sponsorin e Fly Emirates, megjithëse fatmirësisht tre vijat janë ende të pranishme në shpatullat e këmishës.
Real Madrid have linked-up with Y-3 yet again to release a capsule collection celebrating 120 years of the club & Yohji Yamamoto and adidas’ partnership reaching its 20th year ?
The collection includes a black 4th kit and pink GK kit ? pic.twitter.com/bwfqzspKvQ
— Football Shirt Collective (@thefootballsc) March 17, 2022
Megjithatë, jo vetëm kaq, Thibaut Courtois do të ketë një fanellë portieri rozë për ndeshjen dhe kishte gjithashtu veshje speciale për ngrohje dhe aksesorë të tjerë.
Megjithatë, Barcelona gjithashtu nuk do të veshë ngjyrat e saj tradicionale të cilat i përdorë si vendas. Sipas gazetarit Gerard Romero, presidenti i Blaugranas, Joan Laporta, ka kërkuar që Barça të veshë ‘fanellën senyera’ të prezantuar në vitin 2019.
❗️Barça will play in the ‘senyera kit’ against Real Madrid, as per the request of Joan Laporta. @gerardromero #ElClasico ? pic.twitter.com/L1FavDho2H
— Reshad Rahman ✆ (@ReshadRahman_) March 16, 2022
Skema e saj e verdhë dhe e kuqe përfaqëson rajonin e Katalonjës ku Barcelona i përket./Demokracia.com/