Lajme
A po ndërron anë Kina? – Në heshtje po vazhdon t’ia kthej shpinën Putinit
Demokracia
15:43 | 17 Mars 2022

Share:

Kina ka vazhduar edhe më tutje t’ia kthej shpinën Vladimir Putinit, duke u zotuar për mbështetje ekonomike ndaj Ukrainës, teksa ka lavdëruar ‘unitetin’ e popullit ndaj sulmeve të Rusisë, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Ambasadori i Pekinit në Ukrainë, Fan Xianrong, tha se Kina ‘kurrë nuk do ta sulmoj Ukrainën’ dhe ‘do ta respektoj rrugën e zgjedhur nga populli i Ukrainës’, në atë që po lexohet si refuzim ndaj dëshirës së Putinit për ta bashkuar ish-vendin sovjetik me Rusinë.

Zhao Lijian, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, miratoi komentet e Fan të enjten në mënyrën më qartë tani që Pekini po përpiqet që publikisht të distancohet nga Moska, që më parë i kishte ofruar mbështetje të fuqishme.

I pyetur specifikisht nëse mbështetja e Kinës ndaj Ukrainës nënkupton refuzim për t’i dërguar armë Rusisë, ai tha: “Ky është interpretim i juaji”.

“Kina ka bërë deklarime të përsëritura. Nuk ka arsye për ju që të bëni këso ndërlidhje”, shtoi ai.

Por Zhaoi gjithashtu refuzoi të përjashtoj mundësinë që Kina të jep ndihma hua në drejtim të Rusisë, pasi që inteligjenca amerikane deklaroi se Kremlini ka kërkuar ndihma në pajisje ushtarke dhe ndihmë në tejkalimin e sanksioneve.

Inteligjenca amerikane gjithashtu deklaroi këtë javë- para një takimi të nivelit të lartë ndërmjet ShBA-së dhe Kinës- që Moska ka arritur deri në Pekin për mbështetje.

Washingtoni në vazhdimësi ka paralajmëruar për ‘pasoja’ nëse Pekini përpiqet ta ndihmoj Putinin në përpjekjet e luftës. Mbetet e paqartë nëse ndonjë ndihmë është dërguar.

Të ngjashme