Partia Demokratike e Kosovës dega në Shtime, përmes një konference për media ka bërë të ditur se ka bërë një vlerësim të veprimeve të kryetarit të ri të LVV-së, Qemail Aliu.
PDK në këtë konferencë për media ka thënë se qeverisja lokale në Shtime karakterizohet nga mungesa e Transparencës dhe paaftësia për të marrë vendime, përcjell Demokracia.com.
“Qeverisjen lokale në Shtime e karakterizon mungesa e Transparencës, si parim themelor i qeverisjes së mirë, paaftësia për të marrë vendime, pazaret për poste të ndryshme ekzekutive, ka vonesë të pazakonshme në konsolidimin e institucioneve, përkatësisht në emërimin e nënkryetarit dhe drejtorëve të drejtorive komunale (drejtori i Shërbimeve Publike), shefi i kabinetit etj., vendimet e e kundërligjshme të kryetarit dhe Kuvendit, largimet nga puna për inate personale e politike, presionet politike, menaxhim i dobët i situatave siç ishin pandemia dhe mirëmbajtja dimërore e rrugëve etj”, është thënë në këtë konferencë nga PDK-ja. /Demokracia.com/