Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e fundit çerekfinaliste në Kupën e Kosovës në futboll mes Ramiz Sadikut dhe KEK-ut.
Skuadra nga Prishtina, Ramiz Sadiku ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1:0 ndaj ekipi nga Obiliqi, raporton Demokracia.com.
Realizator për kryeqytetasit në fraksionin e parë të lojës ishte futbollisti, Guri Hana.
Hana realizoi qysh në start të ndeshjes, gjegjësisht në minutën e tretë të duelit.
Ndryshe, Ramiz Sadiku bën gara në Ligën e Parë të Kosovës, kurse KEK-u luan në Ligën e Dytë. /Demokracia.com/