Lajme
Policia jep detaje për dy personat që tentuan ta vrasin një polic në Prishtinë
Demokracia
10:04 | 17 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e dy personave në Vranjevc të Prishtinës, pas dyshimeve se kanë tentuar ta vrasin një zyrtar policor.

Demokracia.com para dy ditësh raportoi se dy persona, me një veturë të tipit BMW, ngjyrë e zezë, nuk i kishin respektuar urdhrat e policisë për t’u ndalur.

Pas mosndaljes së tyre, siç mëson Demokracia.com, Policia ishte vënë në ndjekje, me ç’rast njëri nga personat në veturën BMW kishte shtënë me armë në drejtim të policisë, por kjo kishte rezultuar pa pasoja.

Te dy personat e përfshirë në këtë rast, policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe armën me të cilin ishte gjuajtur në drejtim të policisë./Demokracia.com/

 

Të ngjashme